PD alarmon PE për 14 majin, Tabaku: Vjedhje e të dhënave dhe ndikimi i qeverisë tek zgjedhjet

Partia Demokratike ka denoncuar abuzimin e qeverisë në vjedhjen e të dhënave personale dhe ndikimin e parave publike, dhe fondeve publike për procesin zgjedhor në mbledhjen e Komitetit Ndërparlamentar Shqipëri-BE, për Stabilizim-Asocimin. Në një postim në rrjetet sociale deputetja Jorida Tabaku, tha se është miratuar një rezolutë ku shfaqen një sërë shqetësimesh për vendin.

Demokratët kërkojnë në Parlamentin Evropian shtimin e monitorimit të procesit zgjedhor, pasi sipas tyre qeveria Rama po abuzon me vjedhjen e të dhënave dhe ka ndikuar me paratë dhe fondet publike në këtë proces.

Deputetja Jorida Tabaku përmes një video në rrjetet sociale, tha së në PE është miratuar një rezolutë ku shfaqen një sërë shqetësimesh për vendin.

“Dje dhe sot në Parlamentin Europian është folur shqip, është folur shqip me ato që sot janë shqetësimet kryesore të Shqiptarëve, me propozimet e Partisë Demokratike. U miratua një rezolutë ku në krye dhe në rend të ditës ishin, shqetësimi për zgjedhjet dhe eleminimi i çdo ndikimi të pushtetit duke filluar nga të dhënat personale dhe deri tek ndikimi i parave publike dhe fondeve publike në proçesin zgjedhor, ku shqetësimi kryesor ishte korrupsioni dhe rënja e indeksit të tasparencës së indekshën, por edhe luftën ndaj krimit të organizuar, eleminimi i të gjithë ndikimit që mund të ketë mbi organet e reja të drejtësisë, mediat, azilkërkuesit dhe shumë të tjerë të cilët sotë në rend të ditës po diskutohen në Tiranë.

Ne arritëm ti sjellim sot në Bruksel, nuk ka asnjë rrugë tjetër për ta ndërtuar Shqipërinë, përveçse procesit të Intëgrimit Europian për ta shfrytëzuar të gjithë potencialin që ky procces ka, dhe për të bashkëpunuar edhe me kolegët tanë këtu në Parlamentin Europian, se kush është me të vërtëtë sot Shqipëria reale,” tha Jorida Tabaku.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike edhe gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërparlamentar Shqipëri-PE, vunë theksin tek liria e medias.

Sipas tyre çensura e vendosur dhe mungesa e kushteve për gazetarët, ka ndikuar negativisht në progresin e Shqipërisë.