“Kandidatët e PD-së dhëndurë socialistësh” Paloka: Nuk i ndalojmë njerëzit të dashurohen

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Edi Paloka foli edhe për ata që kanë lidhje dashurore brenda PD-së me persona nga PS.

Paloka tha se nuk mund të ndalohen njerëzit të dashurohen dhe të martohen me njerëz nga PS, e tu thuhet që të martohen vetëm brenda partisë.

Paloka: Nuk mund të themi që për tu martuar duhet të martohemi brenda partisë, sepse na rroftë ai 50-vjeçari që kaluam dhe nuk mund të gjykomë dikë për ndjenjat dhe lidhjet e dashurisë, qoftë edhe nga krahu tjetër. Ne gjykojmë për atë që kandidati që mund tu japë qytetarëve.

Edhe një pjesë e madhe e socialistëve janë të pakënaqur me socialistët, që nuk kanë fare lidhje me Rilindjen. Të gjithë socialistët nëse gjykojnë duhet të votojnë për kandidatët e PD-së.

Kujtojmë se deputeti Belind Këlliçi, një prej kandidatëve në primare për PD-në është në një lidhje dashurore me vajzën e mikut të Ramës, Artan Shkreli.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.