Nebil Çika: Partia Socialiste dhe derivatët e saj janë trashëgimtarë e drejtpërdrejtë të persekutorëve
Gazetari, njëherësh ish-kryetari i Unionit të të Burgosurve Politik, ishte i ftuar në Ora News.
Në një intervistë me moderatoren Sonila Musai tregoi krimet që u bënë gjatë kohës së komunizmit.
Çika gjithashtu akuzoi dhe partitë politike.
Çika: Partia Socialiste dhe derivatët e saj LSI-ja dhe këto të tjerat që kanë dalë prej saj janë trashëgimtarë të drejtëpërdrejtë të persekutorëve të Partisë së Punës së Shqipërisë, e cila është organizata më e madhe terrorriste që ka dalë ose që ka pasur ndonjëherë ky vend në historinë e tij kombëtare. Dëmet që i ka sjellë Partia Komuniste se ajo është kupola, kupola është Partia Komuniste të gjithë të tjerët sigurimi, prokuroria, policia, burgjet u shërbenin asaj, pushtetit të saj.Ishte një organizatë e paregjistruar që në '41-shin dhe krimet i filloi para se të vinte në pushtet.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

