Vrasje mafioze në Tiranë, Briken Sanaj u ekzekutua me tre plumba në kokë
Tre plumba në kokë i morën jetën 39-vjeçarit Briken Sanaj i cili njihej edhe me një emër tjetër. Atentati ndodhi mesnatën e të dielës në zonën e Kodrës së Diellit ndërsa autorët u larguan të pa shqetësuar nga policia dhe dogjën në zonën e Kasharit, makinën dhe armën e përdorur në ngjarje. Pista kryesore e hetimit është hakmarrja për një konflikt familjar në vitin 2010 por nuk është lënë jashtë vëmendjes as e shkuara e viktimës që ishte kthyer nga Italia.
Briken Sanaj i njohur edhe me emrin Skerdi Sanaj, është viktima e atentatit mafioz të ndodhur brenda kompleksit Kodra e Diellit në Tiranë mbrëmjen e së dielës 30 tetor 2022.
39 vjeçari me origjinë nga Dukagjini, u ekzekutua poshtë banesës së tij me 3 plumba ndërsa policia thotë se autorët e qëlluan në fytyrë.
Ai ishte kthyer nga një dasëm në Lezhë në orët e vona të mbrëmjes dhe sapo ka lënë familjen poshtë pallatit, është drejtuar nga garazhi për të parkuar automjetin.
Në këtë kohë persona të pa identifikuar i janë afruar dhe e kanë qëlluar me kallashnikov.
Sipas informacioneve policore, mjeti i autorëve një Benz me targa AA777GY që rezultojnë të vjedhura ka dalë nga rezidenca dhe i është drejtuar zonëns së Kasharit aty ku autorët i vendosën flakën mjetit bashkë me armën brenda.
Nga kqyrja e makinës së autorëvë nuk është përfituar asnjë e dhënë e vlefshme. Shpresa e vetme për hetuesit, janë kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja dhe lëvizi automjeti u autorëve. Policia u ka kërkuar ndihmë edhe kompanive telefonike për të gjurmuar kush kanë qenë personat që kanë lëvizur në zonën ku ndodhi ngjarja.
39 vjeçari Sanaj është transportuar në Spitalin e Traumës nga dy persona të identifikuar si Anton Gjini dhe Emiljano Deda, por që nuk ka arrituar tu mbijetojë plagëve.
Këta dy persona së bashku me disa të tjera janë marrë në pyetje nga policia për të mësuar lidhjën mes tyre por edhe nësë kanë arritur të dallojnë ndonjë nga autorët.
Pista kryesore në të cilën po heton sektori i krimeve në policinë e Tiranës është ajo e hakmarrjes për një ngjarje të vitit 2010, të ndodhur në afërsi të Lezhës.
Asokohe, sipas policisë, një konflikti banal mes anëtarëve të familjes Sanaj dhe familjes Kola çoi në plagosjen e një djali të kësaj të fundit. Për pajtimin e familjeve Kola e Sanaj ishin bërë vazhdimisht përpjekje por pa rezultat.

