Universiteti i Tiranës rrit pagat e pedagogëve me 8 %

Universiteti i Tiranës rrit pagat e pedagogëve me 8 %, informon gazetarja e Ora News, Nertila Dosti. 

Vendimi është marrë në mënyrë unanime, por që të bëhet efektiv duhet që këtë vendim ta miratojë edhe Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës.

Paga rritet me 8% vetëm për personelin akademik.

Pedagogët tashmë kanë hyrë në javën e tretë të protestës dhe bojkotit të mësimit ndërkohë që një prej kërkesave të tyre është rritja e pagave me 50% brenda dy viteve.

Sindikata e Arsimit të Lartë deklaroi sot se qeveria ka dy ditë kohë, deri të mërkurën, përndryshe në orën 16:00 do të nisin grevën e urisë.