Babica në Vlorë me një orë ujë, një herë në 2 ditë
Në Babicë të Madhe në Vlorë banorët jo vetëm që nuk kanë ujë, por e paguajnë atë dyfish. Ata thonë se uji vjen nga lumi një herë në 2 ditë dhe atë vetëm një orë, ndërsa shtojnë se asnjë institucion nuk është interesuar për ata
Një ndër premtimet më të bujshme të viteve 2000 në fushata elektorale ka qenë ujë dhe drita 24 orë.
Pavarësisht kësaj, uji 24 orë është një pemtim i pambajtur.
Në Babicë të Madhe në Vlorë, banorët thonë se uji në çezamat e tyre shkon një herë në 2 ditë, dhe atë vetëm një orë.
"Vjen një ditë po, një ditë jo vteëm 1 orë.
Një herë në dytë vjen, një orë, " thonë banorët.
Edhe uji që shkon në shëpitë e këtyre banorëve nuk është i pijshëm.
"Por çfarë të bëjmë, me çfarë ti lajmë enët, rrobat, vendin. Vetëm për të larë e përdorim.
Nuk bën për të pirë. Tubat janë shumë pis, ujin e blejmë," thonë ato.
Thonë se për të pirë e blejnë ujin, ndërsa e paguajnë atë dyfish.
"E blejmë ujin, po dhe faturat i paguajmë. Ankesat i kemi bërë disa herë," thotë një banore.
Problematik me furnizimin me uji të pijshëm janë edhe fshatrat Babicë e vogël, Alikoka, Sherishta dhe Risili.