Fermerët e Elbasanit në pikë të hallit

Fermerët në vendin tonë vijojnë të kenë problematika me prodhimet e tyre. Nga njëra anë janë çmimet e larta të pesticideve e farave, e nga ana tjetër nuk ka treg për prodhimet e tyre. Në Elbasan ata thonë se janë drejt falimentimit, dhe se nëse nuk do të ketë një normalizim të situatës së çmimeve dhe tregut, atëherë do të heqin dorë nga prodhimi.

Edhe pse janë të një cilësie shumë të mirë, fermerët në Elbsan po hasin vështirësi në gjetjen e tregut për prodhimet e tyre.

Fermeri: “Patëllxhanët, domatet, që vetëm me sperkatje nuk po ja u dalim dot,edhe kur vjen puna në treg, çmimet tona ulen fare.Nuk po ja dalim dotë vetëm krahun e punës”

Probleme në Elbasan po hasin edhe në gjetjen e punëtorëve.

Fermeri: “Punojë vetë bashkë me gruan, s'ka njerëz, të gjithë të rinjtë kanë ikur” 

Subvencione thotë se nuk ka përfituar kurrë.

Fermeri: Nuk kamë marë asnjëher, sepse thonë që duhet të kesh 5 dynym, këto i kam marrë me qera, ja kam mar vellait dhe i jap qeranë.Thonë duhet të kesh me tapi, por unë nuk kam tapi, prandaj nuk përfitoj dot”

Fermerët thonë, se në rast se nuk do të ketë një ulje të çmimeve të pesticideve, që ata janë të detyruar ti blejnë për kultivimet e tyre. Duhet që në të ardhmen të heqin dorë edhe nga bujqesia.

Fermeri: “Dua 150 mijë lekë ,që të bëj një spërkatje në javë. E duan javë per javë. Sa do nxjerr unë nga keto? detyrimisht, turrem nga femijet,nga Greqia nga Italia”

Anembanë Shqipërisë fermerët kanë ngritur shqetësimin për prodhimet e tyre, ndërsa kanë thënë se ato janë duke shkuar dëm nëpër magazina.