Debate për aministinë penale, Opozita akuzon qeverinë për “manovër elektorale"

Drafti i qeverisë për amnistinë në burgje shkaktoi debate të forta në Komisionin e Sigurisë. Opozita akuzoi qeverinë se po e përdor faljen për interesa elektorale ndërsa ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u mbrojt duke thënë se të dënuarit kanë të drejtën e votës edhe brenda qelive. Megjithëse pranoi ndërprerjen e saj në tri vitet e fundit, Manja pretendoi se falja është një traditë e qeverive të mëparshme.

Qeveria ka vendosur të rikthejë amnistinë në burgje në një vit elektoral pas 3 vitesh shkëputje nga kjo praktikë.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mbrojti draftin në komisionin e sigurisë, ku tha se falja do tu shërbejë të burgosurve që kanë kryer vepra të lehta penale. Megjithëse theksoi se falje të tilla kanë qenë traditë, ai pranoi se vitet e fundit kjo nuk kishte ndodhur.

Ulsi Manja: Në fakt amnistia penale është traditë e Kuvendit të Shqipërisë, niset nga parime e qëllime krejtësisht të tjera.  Në radhë të parë niset nga parimet e humanizmit dhe të qëllimeve që ka dënimi. E dyta është ushtruar herë pas here amnistia penale në Shqipëri. Amnistia e fundit është bërë në vitin 2020.

Por opozita reagoi duke thënë se falja po bëhet me qëllim elektoral dhe jo për të ndihmuar të burgosurit.

“Meqënëse vitin që vjen është shpallur dhe data e zgjedhjeve lokale a ka ndonjë studim qeveria lidhur me amnistinë apo është diçka që do ët bëhet në fund të vitit për qëllime elektorale?”

Por ministri Drejtësisë u përgjigj duke thënë se drafti nuk ka qëllime elektorale pasi të burgosurit përsëri kanë të drejtën e votës brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Ulsi Manja: Ministria e drejtësisë do të propozojë një amnisti, por që nuk ka lidhje me zgjedhjet sepse po të ishte për zgjedhjet e 14 maijt të të paraburgosurit dhe të dënuarit e ushtrojnë të drejtën e votës edhe sty ku janë duke vuajtur dënimin. Edhe pa pasur amnisti penale të paraburgosurit dhe të dënuarit do të votojnë.

Sipas tij nga përfitimi i faljes për fundviti, janë përjashtuar të dënuarit për vepra të rënda ndërsa përjashtoi mundsinë që amnistia mund të boshatisë burgjet.

Ulsi Manja: Flitet për nëj amnisti për të dënuar për vepra të lehta penale dhe brenda marrzheve të dënimeve alternative.