Drejtoresha e Veliajt në SPAK, Frida Pashako pyetet 90 minuta për betonizimin e Tiranës

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje Drejtoreshën e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës Frida Pashako. Ajo qëndroi para hetuesve për rreth 90 minuta, ndërsa në dalje, nuk ka pranuar të flasë për mediat. Burimet e hetimit nuk dhanë detaje nga seanca ndërkohë që drejtroresha e Veliajt është denoncuar nga PD dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit por edhe nga ndërtues të ndryshëm në kryeqytet.

Drejtoresha e Urbanistikës në bashkinë e Tiranës është marrë në pyetje sot nga Prokuroria e Posaçme, për mbi 90 minuta.

Frida Pashako, zyrtare e lartë e administratës së Erion Veliajt, është thirrur këtë të hënë, 31 tetor 2022, për të dhënë sqarime për një çështje në hetim.

Pas daljes nga SPAK zyrtarja e bashkisë së Tiranës, nuk ka pranuar të flasë për mediat për arsyet e thirrjes së saj.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Burimet zyrtare nuk dhanë informacion në lidhje me dëshminë e drejtoreshës së urbanistikës, por Frida Pashako, është kallëzuar disa herë në prokurorinë e posaçme nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Emri i saj është përmendur edhe në kallëzime te tjera që janë bërë nga ndërtues të ndryshëm në kryeqytet.

Drejtoresha e Veliajt në SPAK, Frida Pashako pyetet 90 minuta për
Frida Pashako sot në SPAK
Drejtoresha e Veliajt në SPAK, Frida Pashako pyetet 90 minuta për
Frida Pashako sot në SPAK
Drejtoresha e Veliajt në SPAK, Frida Pashako pyetet 90 minuta për
Frida Pashako sot në SPAK