PS vendos veton për hartën e re territoriale. S'ka konsensus
Mazhoranca përmbyll në mënyrën më arrogante të mundshme çdo diskutim për një hartë të re territorial duke lënë në fuqi ndarjen aktuale me 61 bashki në të gjithë vendin. Socialistët refuzojnë çdo diskutim që shkon përtej saj duke deklaruar dhe përfundimin e misionit të Komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale.
Mazhoranca refuzon çdo propozim të opozitës që kërkon shtimin e numrit të bashkive në të gjithë vendin. Këtë e demonstroi këtë të hënë në Komisionin e Posaçëm Parlamentar por edhe përmes kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla i cili tha prerazi se nuk do të ketë ndryshime të hartës territoriale në Shqipëri.
Nuk mbështesim ndryshimin e ndarjes administrative territoriale. Shqipëria në 14 maj do të votojë në 61 bashki dhe në maj të 2025 do të votojë për 12 qarqe" tha Taulant Balla ne një prononcim për medien.
Pak minuta pas kësaj deklarate i njëjti qëndrim u artikulua dhe nga bashkëkryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri i cili ndërpreu diskutimet dhe deklaroi përfundimin e misionit të Komisionit për Reformën Territoriale.
Teksa i akuzuan socialistët për qëndrimin arrogant që po mbajnë ndaj kësaj reforme, opozita në komision u shfaq e pakoordinuar në qëndrimin e saj.
Enkelejd Alibeaj: Sugjerimi im është të dëgjojmë punën e ekspertëve.
Petrit Vasili: Vër arsyen në punë.
Për shkak të mosmarrëveshjeve nga të dy palët, mbledhja tjetër për komisionin e reformës territoriale akoma nuk është caktuar, ndërsa pritet që sot gjatë seancës plenare të hidhet votimi për ndarjen e bashkive.