NË PËRDITËSIM/ Atentat tek Kodra e Diellit, i riu nga Lezha ekzekutohet me kallashnikov. Makinë e djegur në Kashar

NE PERDITESIM

Ora 09:23 - Atentati tek Kodra e Diellit, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të verifikuar pamjet nëse mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës dhe autorëve të atentatit të ndodhur mbrëmjen e 30 tetorit 2022 tek Kodra e Diellit.

Briken Sanaj sapo kishte dalë nga garazhi ku kishte parkuar makinën, e kishte takuar 2 – 3 shokë kur persona ende të paidentifikura kanë qëlluar me kallashnikov nga një makinë në lëvizje.

Autorët mendohet se kanë qenë me Benzin me targa AA 777GY që u gjet duke u djegur në Qafë Kashar pak minuta pas vrasjes. Brenda makinës është gjetur dhe një kallashnikov.

Mësohet se Sinaj kishte  ë shumë se një vit që ishte rezident në këtë lagje të Tiranës ndërkohë që familja e tij jeton në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës, informon gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.

Familja është me origjinë nga Dukagjini dhe në vitin 2012 vëllai i tij akuzohet se ka plagosur një person në Ishull Lezhë.

Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi motivin apo autorët e këtij krimi ndërkohë janë shoqëruar disa persona si persona që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.


Ora 08:36 Ky është 39 vjeçari që u ekzekutua tek "Kodra e Diellit"

Ora News siguron foton e Briken Sanajt, 39 vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e 30 tetorit tek "Kodra e Diellit" në Tiranë.


Ora 00:06 (31 tetor 2022) Detaje nga vrasja te Kodra e Diellit në Tiranë, viktima ishte banor i lagjes. Pamjet e para

Detaje të reja nga vrasja e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, 30 tetor 2022 tek Kodra e Diellit.

Në dokumentet që janë gjetur me vete viktimës ishte emri i Briken Sanajt, raporton gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.

39 vjeçari nga Lezha kishte më shumë se një vit që ishte rezident në këtë lagje të Tiranës.

Mësohet se viktima pasi ka mbyllur makinën në garazh është takuar me dy –tre shokë të tij. Ai është goditur me kallashnikov nga një makinë që mendohet se është ajo që është gjetur duke u djegur në Qafë Kashar, mëson Ora News.

Makina që është gjetur duke u djegur ishte tip Benz me targa AA 777GY. Gjithashtu brenda saj u gjet një kallashnikov.

Ora 23:51 Vritet Briken Sanaj tek Kodra e Diellit, në Qafë Kashar gjendet duke u djegur një makinë 

Policia jep detaje mbi vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme (30 tetor 2022) tek Kodra e Diellit.

Viktima 39 vjeçari  Briken Sanaj është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia thotë se janë shoqëruar disa persona ndërsa në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Tiranë/Informacion parapak:  Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici. Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.


Ora 23:19 Tiranë/ Një person dërgohet i pajetë në spital, vritet i riu nga Lezha

NË PËRDITËSIM/ Atentat tek Kodra e Diellit, i riu nga Lezha
Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja e Briken Sanaj , 30 tetor 2022

Një person është dërguar i pajetë në spital në orët e vona të mbrëmjes së sotme, 30 tetor 2022.

Viktima është identifikuar si Briken Sanaj 39 vjec nga Lezha, mëson gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur tek Kodra e Diellit.

Lajmi do përditësohet në vijim. 

NË PËRDITËSIM/ Atentat tek Kodra e Diellit, i riu nga Lezha
Foto nga vendi i ngjarjes