Edhe Edvin Kondili në garë për kreun e SPAK

Shkon në dy numri i kandidatëve për kreun e SPAK

Pas Adnand Xholit që ka shprehur zyrtarisht interesin pak ditë më parë për të marrë pjesë në garë, ditën e sotme është regjistruar në konkurim edhe Edvin Kondili.

Hapja e garës për titullarin e ri është bërë që prej muajit shtator, ndërkohë që vetëm ditët e fundit, janë depozituar dy kandidaturat. Afati i regjistrimit të prokurorëve që duan të marrin pjesë në garë, përfundon brenda pak ditëve.

Mes kandidatëve, të regjistruar deri tani, Adnand Xholi, ka qenë edhe më heret drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai ka mbajtur funksione drejtuese edhe në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndërkaq, Edvin Kondili është aktualisht zv.drejtues i SPAK dhe më herët ka qenë anëtar i stafit të prokurorisë së krimeve të rënda.

Në 2019 Kondili kaloi procesin e vetingut dhe konkuroi krah Altin Dumanit e Arben Krajës për postin e kreut të SPAK që më pas u mor nga Arben Kraja. 

Drejtuesit aktual të prokurorisë së posaçme Arben Kraja, i përfundon mandati më 18 dhjetor të këtij viti.

Kraja nuk kandidon por pritet të jetë një prokuror i thjeshtë i prokurorisë apo të ketë një post tjetër në këtë organ.