Ngujim dhe grevë/ Të mërkurën pedagogët përshkallëzojnë qëndrimin, nëse nuk plotësohen kërkesat
Ngujim dhe grevë urie, ky është hapi i radhës që do të ndërmarrin pedagogët nëse kërkesat e tyre nuk do të zgjidhen.
Qeverisë i lanë afat deri në datën 2 nëntor.
“Përndryshe në 2 nëntor ora 16:00 të gjthë jemi këtu së bashku në Sheshin e Lirise dhe përpara UPT- së në shenjë solidariteti të gjtë ata bijë e bija, patriot që kanë marrë përsipër këtë akt ekstrem.”
Thonë se u detyruan të përshkallëzojnë qëndrimin, për shkak të indiferencës së qeverisë në këto dy javë protestë dhe bojkot.
Kryetari i Sindikatës së pedagogëve u kujdes të theksonte se lëvizja e tyre është apolitike.
“Protesta nuk është e mbështetur as nga rublat ruse që thotë dikush por ama as nga lirat turke apo joani kinez, as nga paratë e pisëta të oligarkisë shqiptare që ka kapur politikën.”
Për grevën kërkuan mbështetjen e kolegëve dhe studentëve.
Ndërkohë që pdagogët paralajmëruan grevë, Senati Akademik i Tiranës paralajmëruan rritje rroge me 8 për qind për personelin akademik me të ardhurat e institucionit.”
Pedaogët theksuan se protestat e tyre nuk synojnë vetëm rritjen e pagës, por edhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
“Të na mbështesin në mënyrë spontane dhe pa thirrje politik.”
“Sa më shpejtë të jetë e mundur ne duhet të vëmë gishtin mbi plagë, të ndryshojë ligji i arsimit të lartë.”
Të hënën në protestë u panë edhe deputetë të opiztës.
Studentët edhe pse në mbështetje të pedagogëve kërkojnë rikthimin e tyre në auditore.
“Duam patjetër të bëjmë mësim pasi nuk mund të humbim orë që të na grumbullohen pastaj sa më shumë.”
Në Shkodër, pedagogët atje kërkuan reagim nga qeveria në mënyrë që të mos dëmtohet procesi mësimor.
“Këto kërkesa që kemi bërë janë për të mirën e sistemit arsimor dhe duhet të realizohën sa më shpejtë të jetë e mundur që të kthehemi në auditor.”
“Nuk duhet të thellohet më tej dëmi që i bëhet procesit arsimor.”
Kjo është e treta javë nga nisja e vitit akademik që disa prej pedagogëve kanë braktisur auditoret duke ngritur zërin për pagë dhe dinjtet.
