RENEA zbarkon në Shkodër, skanon "Kirasin", gjen mina me telekomandë, tritol e armë

Një arsenal armësh që dyshohet se janë përdorur për ngjarje kriminale u sekuestruan në disa banesa në lagjen Kiras të Shkodrës gjatë një operacioni pjesë e të cilit ishin edhe forca RENEA. Policia thotë se shmangu një plan për një atentat me mina me telekomandë nga një grup kriminal.

Dy banesa në lagjen Kiras të Shkodrës shërbenin si magazina të arsenalit të armëve të një grupi kriminal me veprimtari në kryeqendrën e veriut i cili dyshohet se po përgatitet për krime.

Aty forcat Speciale RENEA të Policisë së Shtetit gjetën armë të llojeve të ndryshme, municione luftarake dhe mina me eksploziv plastik C4 të lidhura me celular gati për përdorim.

Arsenali i armëve, por dhe pajisje të tjera si radio Policie dhe Bllokues Valësh ka dyshime të forca se janë përdorur për atentate jo vetëm në Shkodër.

Në kuadër të operacionit të koduar “Qarku” u ushtruan kontrolle në 8 banesa në  disa lagje të qytetit të Shkodrës.

Vetë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Drejtues i Parë Hamdi Fjora doli në para gazetarëve për të dhënë detaje për finalizimin e fazës së 8-të të megaoperacionit policor të koduar “Qarku” i cili u ndërmor bazuar në informacionin se disa persona që janë anëtarë të grupeve kriminale mund të fshiheshin në banesa dhe mbanin armë zjarri e municion luftarak me vete.

Gjatë operacionit, janë kryer 8 kontrolle banesash, në disa lagje të qytetit të Shkodrës.

Kontrolli ne banesen e Petrit Kubazi, 52 vjeç

"Si rezultat i kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Petrit Kubazi, 52 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi Gledis Kubazi, 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, djali tjetër, shtetasi Gledis Kubazi, 20 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Kontrolli ne banesen e C.M

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit C. M., në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, 5 krehra me fishekë dhe një sasi tjetër fishekësh kallashnikovi (gjithsej 280 fishekë), 1 armë zjarri pistoletë tip TT, me krehër me 7 fishekë, 20 fishekë luftarakë të kalibrit 7.9 mm, që përdoren për pushkë snajper, 5 krehra pistolete të kalibrit 9 mm me fishekë në të, 1 armë gjahu, 1 radio si ato të Policisë dhe 2 aparate celulare.

Shtetasi Cuf Mataj, për shkak të moshës së madhe, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, ndërsa djali i tij, shtetasi Ismet Mataj, 45 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi në momentin e kontrollit nuk është gjetur në banesë.

Bilanci 

Gjithsej, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa, në kuadër të fazës së 8-të të këtij megaoperacioni u sekestruan:

2 armë zjarri, 3 mina me telekomandë, 1 kilogramë e 600 gramë lëndë eksplozive C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 bllokues valësh, 2 radio si të Policisë dhe fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme.

Ekzaminimi

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë në qarkun Shkodër, por jo vetëm.

"Njëkohësisht, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë po vijon puna për zbardhjen e qëllimit të prodhimit dhe mbajtjes së minave me telekomandë, të cilat, nga veprimet e para hetimore dyshohet se do të përdoreshin nga një grup kriminal, për ngjarje kriminale" tha drejtori Fjora.

Megaoperacioni policor i koduar “Qarku” ka disa muaj që ka nisur dhe gjatë 7 fazave të realizuara më parë, janë sekuestruar 270 kilogramë kanabis, 476 bimë narkotke, dhjetëra doza kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 automjete, 16 aparate celulare dhe muncion luftarak.


Ora 10:24 RENEA zbarkon në Shkodër, kontrolle në lagjen Kiras, tre të shoqëruar

Prej orëve të para forcat RENEA nga Tirana në bashkëpunim Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe drejtues të lartë të Policisë Shkodër kanë zbarkuar me kontrolle në disa zona të qytetit Shkodër.

Fokus i këtij operacioni ka qenë lagjia Kiras.

KETU LAJMET MINUITE PAS MINUTE

Gazetari i Ora News Bepin Kolvataj informoi se nga ky aksion me fokus në kërkim të personave për armëmbajtje pa leje janë shoqëruar 3 persona, në banesat e të cilëve janë gjetur armë pa leje.

Burime bëjnë me dije se operacioni erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative se brenda një banese ka një arsenal armësh.

Sipas burimeve në këtë banesë tregon informatori janë të fshehura mina më telekomadë.