Vdekja e Lear Kurtit, mjekët tre orë në Prokurori. Nis ekzaminimi i kamerave të spitalit
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar marrjen në pyetje të mjekëve dhe infermierëve të Spitalit të Traumës.
6 pjestarë të bluzave të bardha përgjatë ditës së premte kanë qëndruar 3 orë në prokurori.
Sipas kartelës mjekësore rezulton se Lear Kurti ka mbërritur pa jetë në spital.
Mjekët kanë dhënë ndihmën mjeksore, por ka qenë e pamundur të kthehet në jetë.
Sot ka nisur ekzaminimi kamerave të spitalit pas dëshmisë së mjekëve e kartelës. Deri më tani mjekët rezultojnë pa shkelje ligjore.
Lear Kurti humbi jetën mbrëmjen e 19 tetorit në Tiranë pasi u ndalua nga policia.
Nga ekspertiza mjekoligjore doli se i riu humbi jetën nga mbidoza, pasi në momentin e ndalimit nga policia, kishte gëlltitur një qese me kokainë.
Fillimisht, AMP deklaroi se i riu humbi jetën në spital, ndërsa mjekët e spitalit të Traumës në Tiranë, deklaruan se ai kishte mbërritur atje pa shenja jete.
