Protestë në derë të Bashkisë Tiranë, konflikti mes ndërtuesve lë në rrugë 120 familje

120 familje protestuan para bashkisë së Tiranës pasi thonë se kanë mbetur pa strehë nga konflikti mes ndërtuesve të një pallati në rrugën "Ndre Mjeda". Objekti ka përfunduar së ndërtuari por nuk lejohen të futen brenda edhe pse kanë paguar apartamentet në zonën e ish-parkut, Tiranë. Qytetarët kërkuan që bashkia të ndërhyjë si institucioni që ka dhënë lejen dhe të mos i lejojë që ata të mbeten peng i mosmarrëveshjeve mes ndërtuesve.

Prej datës 4 tetor këta banorë të kryeqytetit i kanë drejtuar bashkisë Tiranë një peticion.

Ato thonë se kanë paguar paratë per blerjen e apartamenteve në rrugën “Ndre Mjeda” por dhe pse kanë nënshkruar marrëveshje ligjore, kontratat e tyre nuk po respektohen, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë si institucioni që ka dhënë lejen.

Të gjendur pa zgjidhje, të hënën ata u mbodhën për të kërkuar një përgjigje nga bashkia Tiranë.

Edhe pse pritën për disa orë me radhë, askush nuk i priti.

120 familje thonë se kanë mbetur jashtë nga konflikti i ndërtuesve, pasi pavarësisht se pallati ka përfunduar, ata nuk lejohen të futen brenda.

Protestë në derë të Bashkisë Tiranë, konflikti mes Protestë në derë të Bashkisë Tiranë, konflikti mes