Vrasja e Ismet Çekores, pika kontrolli për kapjen e autorit/ëve

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonën përreth ku u vra me armë zjarri Ismet Çekorja, me qëllim kapjen e autorit/ëve të krimit.

Ngjarja e rëndë u regjistruar në orët e pasdites së sotme, 2 shtator, në lagjen "Guerrile" të Shkodrës.

57-vjeçari, banues në lagjen “Guerrile”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri  dhe më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekores, ky i fundit i dyshuar dhe i shpallur në kërkim si autor i atentatit të mbetur në tentativë ndaj shtetasit Alban Bruçi ka mohuar se djali i tij është i përfshirë në këtë ngjarje.