Lezhë, kultivuan kanabis në ambiente të hapura dhe të mbyllura, pranga 2 autorëve
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Kapja e tyre u bë falë operacionit policor të koduar "Ndëshkimi".
“Si rezultat i hetimeve, veprimeve policore u vunë në pranga shtetasit:37 vjeçari Astrit Tanaza banues në fshatin Torovicë dhe 26 vjeçarit Nikoll Tanushi banues në Torovicë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike”, njofton policia.
26-vjeçari u kap dhe u ndalua nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në tentativë për të kaluar kufirin me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore për veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Dy të rinjtë janë arrestuar, pasi nga veprimet hetimore rezulton se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë të ndryshme, në zona të ndryshme të pyllëzuara të fshatrave të qarkut Lezhë, kanë kultivuar bimë narkotike kanabis, konkretisht:
Më 7 korrik 2022, në 1 ambient të hapur, në fshatin Malecaj dhemb 20, 28 dhe 29 gusht 2022, në 3 ambiente të hapura, në Malin e Torovicës dhe në 1 ambient të hapur, në zonën e quajtur "Shkëmbi i Kuq".
Bimët narkotike kanabis janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të pandërprera, me qëllim goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

