Kërkohej në Itali për trafik droge, arrestohet 54-vjeçari në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2022, 14:18
Është vënë në prangat e policisë një person i cili ndodhej në kërkom ndërkombëtar
Arrestimi u bë falë operacionit policor të koduar "September".
“Në lagjen “1 Maji”, Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Artur Ademi (Liçaj) 54 vjeç, banues në Vlorë”, njofton policia.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin penal të datës 28.01.2022, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe “Organizatë kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


