Berisha: “Ballkani i Hapur” nismë antishqiptare, përdoret nga Vuçiç
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në Komunikimin e përjavshëm me gazetarët ka folur rreth nismës “Ballkani i Hapur” ku tha se është një nismë antishqiptare.
Sipa Berishës Vuçiç po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë midis kësaj aleance, dhe kundër Kosovës.
Sali Berisha: Ballkani i Hapur është në çdo aspekt një nismë antishqiptare. Aleksandër Vuçiç, një serb sa Milloshevici, Gjergjovici dhe sa çdo serbomadh tjetër po e përdor Ballkanin e Hapur në çdo aspekt, po e përdor në rrafshin politik për t’iu kundërvënë Berlinit. Për të vendosur hegjemoninë në Ballkan dhe influencën ruse në rajon. Po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë midis kësaj aleance. Po e përdor për të dmonizuar politikisht Prishtinën por kjo i dështoi sepse Perëndimi e pa të qartë se kufiri i tij në Ballkan është i Kosovës. Kjo i dështoi. E përdor në rrafshin psikologjik me doktrinën e vjetër të tyre se kemi të bëjmë me dy shqiptarë, shqiptarsi dhe albansi. Të mirët janë në shqipëri dhe të këqipnjtë janë në Kosovë.
“Rama është bërë me qëllimet e tij tradhëtar ndaj kombit shqiptar argumenti kryesor i kësaj dogme”, tha Berisha.
Sot (2 shtator 2022) u mbajt në Beograd samiti i “Ballkanit të Hapur”. Në tryezë ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri malazez Dritan Abazoviç, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltija, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. Një dit më parë u mbajt në Beorad Panairi i Verërave.
