Rama: Nëse Kosova do të ishte pjesë e 'Open Balkan', do ishte arritur me kohë marrëveshja me Serbinë

Në konferencën për gazetarët pas samitit të Open Ballkan në Beograd, kryeministri Rama ka komentuar dhe finalizimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Sipas tij, nëse Kosova nuk do të kishte refuzuar vazhdimisht pjesëmarrjen në Open Ballkan, marrëveshja e reciprocitetit do të ishte arritur me kohë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Zgjidhja që iu dha një ngërçi të gjatë dhe të përsëritur është një zgjidhje e kornizës së Open Ballkan në sensin që ne të gjithë këtu në Ballkanin e Hapur qarkullojmë me karta identiteti, prej kohësh.

Sot ata që lëvizin nga Shqipëria për në Maqedoninë  e Veriut, Serbi nuk kanë nevojë për pasaportë.

Thashë gjithashtu që nëse Kosova do të ishte në tryezën e Ballkanit të Hapur dhe nuk do refuzonte në mënyrë konstante dhe në këndvështrimin tim, e gabuar, kjo çështje do të ishte zgjidhur me kohë," tha ai.