Mbështetje financiare për kultivimin e grurit, mbi 1 mijë aplikime në 30 orë
Në më pak se 30 orë nga nisja e aplikimeve mbi 1 mijë fermerë kanë shfaqur interes përmes portalit e-albania për të përfituar mbështetje financiare nga qeveria për kultivimin e grurit. Drejtorja e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Eranda Selmanaj thotë se gjatë aplikimit nuk nevojitet asnjë dokument. Ato do të duhen pas shpalljes së fituesve.
Eranda Selmanaj: Dokumentacioni që kërkohet është certefikata e pronësisë për ata që e kanë të rregjistruar dhe kanë një certefikatë pronësie. Tapitë e vjetra për familjet bujqësore dhe kontratat e qerasë për ata që e kanë me qera.
500 milionë lekë ka vendosur në dispozicion qeveria për këtë skemë. Nëse numri i aplikuesve do të jetë më i lartë se fondi, fitues do të përzgjidhen femerët që do të kultivojnë sipërfaqe të mëdha me grurë.
Eranda Selmanaj: Për herë të parë kemi një kriter konkurueshmërie duke i vënë fokus rritjes së sipërfaqeve të mbjella. Vëtëm nëse do ët kemi aplikime më shumë se buxheti do të fillojë financime me ato që kanë sipërfaqe më të madhe. Nëse aplikimet do të jenë brenda buxhetit do të marrin financimin të gjith aplikuesit.
Për t`u siguruar që nuk do të ketë abuzime në terren do të ushtrohen kontrolle nga ekipe të ministrisë.
Në Fier që në ditët e para skema ka ngjallur interes edhe pse vlera e subvencionit konsiderohet e pamjaftueshme nga fermerët.
“300 mijë lekë mbase nuk dalin, por të paktën farërat e plehin i marrim.”
“Fara e gruri, kërkojnë faturën fiskale, nuk e dimë se sa është çmimi.”
Aplikimet për të përfituar mbështetje financiare nga qeveria me 30 mijë lekë për çdo hektar të mbjellë do të zgjasin deri në datën 23 shtator.
