DIMRI I MADH/ "Ballkani i Hapur" i kërkon mbështetje financiare BE-se, "Mos na braktisni si me pandeminë"

Tre vendet e "Ballkanit të Hapur" do t'i kërkojnë BE-së mbështetje financiare për të përballuar krizën energjetike që parashikohet të ndodhë këtë ditë.

Edi Rama: “Parashikimet që ne kemi shpërndarë me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut e me kolegë të tjerë për shpenzimet janë marramendëse. Kemi para 7 muaj shumë të vështirë dhe për Shqipërinë kjo do të thotë në rastin më të mirë, afro gjysmë miliardi euro. Kjo do të shkojë për mbajtur sistemin, për të vazhduar furnizimin me energji dhe për të mbështetur konsumatorët. Ju e dini çfarë do të thotë kjo. Shpresojmë që të na dëgjojnë dhe të mund të  jemi dhe ne pjesë e ndarjes së kësaj përgjegjësie"

Kryeministri Edi Rama nga Beogradi i bëri thirrje BE-së të mos përsërisë "turpin" që bëri në kohën e pandemisë duke i braktisur.

Edi Rama: "I drejtoj BE-së apelin e përsëritur që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. E mbaj mend shumë mirë sesi vendet e Ballkanit u detyruan të vraponin në Kinë, Rusi e Turqi për të nisur operacionin e shpëtimit të infermierëve e mjekëve nga vaksinimi, sepse BE u mbyll dhe pa veten brenda mureve të kështjellës së vet. Na duhet një europë politike, një bashkim për të mos përsëritur situatën e pandemisë."

Europa tha Rama duhet ti mbështesë që kriza të mos i faturohet qytetarëve.

Edi Rama: "Na duhet një europë politike, një bashkim për të mos përsëritur situatën e pandemisë. BE është në mbledhje dhe po flet për të mbështetur vendet me ekstrafonde për të përballuar këtë çmenduri. Nuk mund tia faturojmë të gjithë koston qytetarëve dhe bizneseve. Vendet e BE-së kanë fondet e tyre dhe BE-së fonde. Do i drejtohemi të tre së bashku me shkrim, me shumë kënaqësi do pranonim dhe firmën e 3 vendeve të tjera për ti kërkuar mbështetje financiare ekstra përvec mbështetjes tonë buxhetore.”