Berisha: Ardi Veliu paguhej 30 mijë € në muaj nga Ervis Martinaj. Nano iku nga pazaret e kokainës
Ish Kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj krerëve më të lartë të qeverisë për vendimin e shkarkimit të drejtorit të policisë së shtetit Gledis Nano.
Përballë mediave ai u shpreh se shkak për këtë veprim janë pazaret e kokainës dhe ndihma e dhënë për autoritetet gjermane për hetimin e mashtrimeve përmes call centerave.
Madje ai denoncoi edhe lidhjen e ish drejtorit të policisë Ardi Veliut me Ervis Martinaj, për të cilin prej disa ditësh nuk ka asnjë gjurmë.
Berisha: Unë nuk kam respekt mbi Gledis Nanon se u zgjodh mbi kritere partiake, por largimi i tij ishte politik. Thonë se largimi i tij kishte lidhje me kontejnerin që u la 5 muaj në port derisa të dilte kokaina. Thuhet tjetra ky takoi Jeton Lamin i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martinaj. Zhvillimi është brenda familjes Rama. Atë nuk mund ta hiqte kurr askush tjetër përveç kryeministrit. Ka rregulla policia e shtetit. Ky u hoq për afera të ramës. Ardi Veliun e ka heq për veten e tij për familjen e tij.
Berisha: Dy persona kanë qenë të njohur në fushën e basteve. Ka qenë Ervis Martinaj. Ai ka qenë i njohur si njeriu më kryesor i kësaj industrie. Fill pas zhdukjes, eliminimit apo largimit të tij bastet u rikthyen për ti marrë Olsi Rama. Ai ka qenë njeriu në hije i basteve. Sot mbreti i basteve bëhet Olsi Rama. Unë jam penduar që janë lejuar bastet gjatë qeverisjes sime, dhe nuk do të lejohen, jo.
Ndryshimet edhe në drejtorinë e parandalimit të pastrimit të parave dhe të kreut të SHISH sipas Berishës nuk janë për shkak të detyrave.
Berisha: Ti je kryeministër, por nuk mund të zëvendësosh kreun e SHISH pa shkarkaur drejtorin.
Kreu i PD theksoi se reagimi i opozitës tashmë do të jetë si në parlament por edhe me protesta.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej 8 gusht 2022 ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano u shkarkua në mbledhjen e qeverisë më datë 31 gusht 2022.

