Ballkani i Hapur, Kovacevski: Shqipëria, RMV dhe Serbia kanë bërë një hap kyç në një kohë kyçe
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë fjalës së tij të mbajtur pas samitit të Ballkanit të hapur u shpreh se Shqipëria , Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë bërë një hap kyç në një kohë kyçe.
Sipas tij me këtë nismë këta vende kanë hedhur hapat e duhur dhe do të mund ët përballojnë më mirë krizat dhe problemet që mund të përballen në të ardhmen.
Dimitar Kovaçevski: Sot është më mirë të mbijetojmë së bashku sesa në vete. Ky është thelbi i Ballkanit të Hapur. Si fqinj të mirë e kemi ndihmuar njëri tjetrit gjatë krizës së Covid dhe katastofave natyrore. Ëshët e natyrshme të kthehesh tek ata që janë pran teje. Ne do të punojmë për të siguruar sigurinë ushqimore dhe do të bashkëveprojmë me njëri tjetrin. Qevritë tona kanë punuar për të rritur prodhimin vendas të ushqimit. Tani je i një rajon që kujdeset për qytetarët e vet. Më këtë nismë këta vende kanë hedhur hapat e duhur.
“Kemi rënë dakord për përballimin e krizës energjitike. Konsolidimi i sistemeve energjitike ëshët i pamundur në bazë individuale. Kemi përmbyllur një marrëveshje për bashkëpunim për mbrojtjet nga katastrofat. Të punojmë së bashku e të bashkëpunojmë për të krijuar mundësi për zhvillim”, tha ai.
