Mashtrimi me vizat britanike/ Administratorja e agjencisë fitoi 150 mijë euro, detajet e arrestimit
Kërkesat e larta të qytetarëve për të emigruar drejt Britanisë së Madhe po shfrytëzohen nga agjencitë e udhëtimit për krijimin e skemave të mashtrimit me vizat e punës dhe ato turistike. Një rast i tillë u godit së fundmi nga policia e cila arrestoi administratoren 32 vjeçare të një agjencie udhëtimi me akuzën se u ka marrë bashkëshortëve 17 mijë euro me premtimin se do ti siguronte udhëtimin në Angli.
Pronarja e një agjencie udhëtimi në Tiranë u arrestua me akuzën e mashtrimit të qytetarëve për viza pune në Britani. Klaudja Hodo, 32 vjeçe me detyrë administratore e një agjencie në Trianë akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.
Sipas burimeve policore agjencia kishte përdorim të gjërë në rrjete sociale e ndërsa prej kohësh kishte filluar të reklamonte se jep viza pune dhe paketa turistike për në Mbretarinë e Bashkuar.
Të njëjtat burime shtojnë se hetimi për këtë rast filloi pas denoncimit të bërë nga dy bashkëshortë të cilët kishin aplikuar për viza në këtë agjenci.
32 vjeçarja Hodo sipas policisë në përiudha të ndryshme duke mashtruar më viza ka arritur të fitojë një shumë totale prej 150 mijë eurosh nga persona të ndryshëm.
Për një aplikim në Mbreterinë e Bashkuar nga 32 vjeçarja kërkontë nga 5 mijë deri në 7 mijë euro, në varësi të personave dhe aplikimeve që kryeheshin.
Kërkohej në Itali për trafik droge, arrestohet 54-vjeçari në Vlorë
2 Shtator, 14:18
Gjatë kontrollit në ambientet e biznesit dhe në banesë asaj iu zbuluan 16, 700 euro që sipas policisë besohet se janë të ardhurat e fituara ditëve të fundit. Hetuesit sekuestruan 11 pasaporta të personave të ndryshëm të cilët do të merren në pyejte për të sqaruar nëse edhe ata kanë aplikaur për viza drejt Anglisë.
Ky nuk është rasti i parë që agjencitë e udhëtimit mashtrojë për viza, pasi shpeshherë vetë qytetarët e dëmtuar kanë denoncuar në polici një skemë të tillë.

