Berisha takon Metën: Kemi rënë dakord për aksion të fortë opozitar, nuk kemi datë fikse
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha si dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë folur për një aksion opozitar në shtator.
I pyetur nga gazetarët për një datë konkrete gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e sotme (2 shtator 2022) Berisha u shpreh se është takuar me Metën por nuk kanë fiksuar një datë fikse lidhur me fillimin e aksionit.
Sakaq ai bëri me dije se së bashku kanë rënë dakord për aksion të fortë opozitar.
Sali Berisha: Jam takuar me zotin Meta, kemi rënë rakord për një aksion të fuqishëm opozitar me këtë regjim i cili po shkërmon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend, vjedhjen plaçkitjen e qytetarëve dhe sundimin e krimit. E theksova dhe e theksoj përsëri, zhvillimet e dy ditëve të fundit në një farë mënyre në një shtet normal të kujtojnë grushte shteti të pjesshme. Ti je kryeministri, por nuk mund të heqësh Drejtorin e Policisë së Shtetit pa motive. Ti je kryeministër por nuk mund të zëvendësosh Drejtorin e Shërbimit Informativ Kombëtar pa shkarkuar tjetrin që ka qenë më parë. Janë institucionet me sensitive.
