Ekzekutohet Ismet Çekorja, pamjet e para nga vendi i ngjarjes në Shkodër
Nga Ora News Përditësimi i fundit 2 Shtator 2022, 15:32
Ora News sjell pamjet e para nga vendi ku u ekzekutua Ismet Çekorja.
Policia ka rrethuar zonen dhe ka nisur mbledhjen e provave materiale apo dhe dëshmive.
Babai i Bajram Çekores pak ditë më parë denoncoi se shtëpia e tij ishte gjithmonë objekt i kontrollit të policisë për çdo vrasje.
Për atentatin e fundit të mbetur në tentativë ndaj Alban Bruçajt ndodhur më 25 gusht 2022 në Shkodër u shpallën në kërkim Bajram Çekorja dhe Tornato Fusha, djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fusha.
Por Ismet Çekorja përmes një denoncimi për median deklaroi se djali i tij ishte i pafajshëm.

Foto nga vendi ku u ekzekutohet Ismet Çakorja, Shkodër

Foto nga vendi ku u ekzekutohet Ismet Çakorja, Shkodër
