Berisha pendohet që la bastet gjatë qeverisjes së tij: Ervis Martinaj e Olsi Rama, mbretërit e basteve

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shprehur pendesë që ka lejuar bastet gjatë periudhës që ka qenë në krye të qeverisë.

Madje Berisha thotë se në rast të ardhjes në krye të vendit ai nuk do ta lejojë më një gjë të tillë.

“Unë jam penduar që janë lejuar bastet gjatë qeverisjes sime, dhe nuk do të lejohen, jo", u shpreh Berisha.

Sali Berisha: Dy persona kanë qenë të njohur në fushën e basteve. Ka qenë Ervis Martinaj. Ai ka qenë i njohur si njeriu më kryesor i kësaj industrie. Fill pas zhdukjes, eliminimit apo largimit të tij bastet u rikthyen për ti marrë Olsi Rama. Ai ka qenë njeriu në hije i basteve. Sot mbreti i basteve bëhet Olsi Rama. Unë jam penduar që janë lejuar bastet gjatë qeverisjes sime, dhe nuk do të lejohen, jo.

Në një takim të mbajtur më datë 31 gusht 2022 kreu i qeverisë Edi Rama foli mbi mundësinë e rikthimit të basteve.