"Do t'i shkulim të gjitha dhëmbët e dhëmballët e korruptuara" Meta paralajmëron Ramën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2022, 15:09
Ilir Meta paralajmëron kryeministrin Edi Rama për protesta të fuqishme për të cilat po bashkëpunon dhe me Sali Berishën.
“Opozita do ti përgjigjet dhëmb për dhëmb dhe do i shkulë të gjithë dhëmbët e dhëmballët e korruptuar të Edi Ramës. E dimë shumë mirë trimërinë dhe guximin e lepurushit Edi Rama. Të jetë i sigurtë që do të ketë opozitën ballë për ballë. Ka humbur dhe mundësinë që të thotë: Më qafsha mamin nuk e bëj më këtë gjë. Nuk ka për të qenë Shqipëria çiflig i Edi Ramës."
Meta i kërkon kuvendit të nisë procedurat për verifikimin e gjëndjes së tij psiqike dhe të bëjë testin e drogës.
Ish presidenti tërhoqi dhe vëmnedjen dhe ndaj incineratorëve.