“Aferë me kompani fantazëm”, Berisha: Rama ndërton Dubain e familjes së tij në Portin e Durrësit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp solli sërish në vëmendje projektin për Portin e Durrësit.

Berisha sërish ju kërkoi qytetarëve që të mos blejnë apartamente në këtë projekt.

Sipas tij  Rama do të dominojë me interesat familjare mbi interesat e vendit dhe kombit.

Sali Berisha: Rama ndërton Dubain e familjes së tij në Portin e Durrësit. Në këtë aferë kemi të bëjmë me bashkëpunim të gangsterëve politik të rajonit me ata të Putin në Rusi.  E vërteta është se në këtë aferë multimiliardëshe kemi të bëjmë me një bashkëpunim të gangsterëve politikë të rajonit, me ata të Vladimir Putinit në Bjellorusi.

“PD denoncon me forcën më të madhe këtë projekt të Edi Ramës dhe Alabar. U bën thirrje qytetarëve të Durrësit të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për të blerë apartamente nga kompania fantazmë Rama-Alabar dhe garanton se nuk do të njohë asnjë vendim, por do bëjë përgjegjës penal Edi Ramën për dëmin e tmerrshëm që i ka krijuar vendit me mbylljen de facto të portit kryesor. Rama do të dominojë me interesat familjare mbi interesat e vendit dhe kombit.”