Beteja me Autoritetin e Dosjeve, Meta zgjedh avokatin: Falsifikatorët do të përballen me forcën e ligjit
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë me dije se për përballjen ligjore me Autoritetitn e Dosjeve ndaj të cilëve ka bërë kallëzim në SPAK ka zgjedhur avokatin Genc Gjokutaj.
Në një postim në rrjetin e tij social Facebook Meta shkruan se është i bindur në diskreditimin e plotë të këtij manipulimi dhe falsifikimi ndër më të rëndët në historinë e pluralizmit politik.
“Falsifikatorët do të përballen me të gjithë forcën e ligji”, thotë Meta.
Postimi i plotë:
"Një ditë pas kallëzimit penal për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, ndërmorra sot hapin tjetër të radhës të caktimit të z.Genc Gjokutaj, avokat dhe ish-prokuror i njohur, për të ndjekur ligjërisht këtë çështje në funksion të një procesi të rregullt ligjor, por edhe transparent para të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Jam i bindur në diskreditimin e plotë të këtij manipulimi dhe falsifikimi ndër më të rëndët në historinë e pluralizmit politik.
Falsifikatorët do të përballen me të gjithë forcën e ligjit!"
Meta ka paraqitur kallëzimin penal ndaj Autoritetit të Dosjdeve ditën e djeshme (1 shtator 2022). Vendimi i tij vjen vetëm një muaji pasi nga ky institucion u dërguar në Kuvend shkresa ku thuhej se Presidenti ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit para vitit 1990.