Vrau babanë e vëllain e ish-gruas, autori i krimit të dyfishtë në Lezhë mbetet ende i lirë në arrati
Mbetet i lirë në arrati, 45-vjeçari që mbrëmjen e të hënës vrau të atin dhe vëllain e ish gruas në një fshat të Lezhës. Krimi i dyfishtë, dyshohet se kishte si shkak konfliktet pas divorcit.
Besnik Pjetri që vrau babë e bir Pjerin dhe Gent Përjakun, përkatësisht 56 dhe 33 vjeç, në Grykë Zezë të Lezhës mbetet i lirë në arrati.
Policia e Lezhës nuk ka arritur të vërë në pranga ish dhëndrin e familjes Përnjaku, që u identifikua menjëherë pas ngjarjes së 29 gushtit 2022 si autor i krimit të dyfishtë.
Pavarësisht kontrolleve, blutë ende nuk kanë rënë në gjurmët e 45-vjeçarit banor të fshatit Troshan.
Familja Përjaku ndërkohë ka hapur dyert e mortit dhe babë e bir që mbetën viktima të sulmit nga ish dhëndri do të përcillen në banesën e fundit.
Krimi i dyfishtë u shënua rreth orës 23:00 të së hënës, 29 gusht, ndërsa policia thotë se ngjarja pasoi një konflikt familjar me palëve.
Besnik Pjetri ishte divorcuar 6 vite më parë me vajzën e familjes Përjaku dhe prej asaj kohe, raportohet se përplasjet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme.
45-vjeçari kishte pretendime për çështje borxhi, ndërsa ankohej se familja e ish bashkëshortes kohët e fundit nuk e kishte lejuar të takonte dy vajzat.
Pjerin dhe Gent Përjaku, ishin rikthyer vetëm një ditë më herët nga Italia ku jetonin prej vitesh dhe u sulmuan në derë të banesës nga ish-dhëndri.

