Rama nuk i jep fjalën Luiza Gegës: Mos fol se do thonë u shit, mos i merr seriozisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2022, 12:25
Gjatë takimit për diskutimin e basteve sportive, kryeministri Rama nuk ika dhënë fjalën atletes Luiza Gega e cili ishte e pranishme në takim.
Ai tha se më mirë është të mos flasë sepse do të thonë njerëzit se Luiza u shit te Rama për një bast sportiv.
Rama: Donte të fliste edhe Luiza, por më mirë të mos flasësh sepse do të thonë ja u shit Luiza, për një bast shkove atje. Shpresoj që t’i të argëtohesh me këto dhe të mos i marrësh seriozisht dhe të argëtohesh me këta.
Luzia Gega: Ne kemi kohë që e kemi kërkuar.
Rama: Mos ia jep fjalën, më mirë mos fol se do të marrin kot përpara se këtu një pjesë e atyre që u gëzuan për ty ishin ata që nuk më duan mua, por kur e panë se ne të dy duhemi, ata e kanë me ty sepse unë jam Djalli që të kam bërë magji.

