Ruli “sikletos” Ramën: Kam vënë ndeshje, të gjithë luajmë. Rama: Nuk e di a ke fituar apo ke humbur
Gjatë takimit për diskutimin e basteve sportive, kryeministri Rama përgëzoi edhe ish-atletin dhe trajnerin e atletikës Gjergj Ruli, i cili ka qenë edhe mentori i tij.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, Ruli tha se edhe ai vetë ka vënë baste sportive me anë të afërmve që janë jashtë vendit.
Ruli: Ne duhet te jemi koshient dhe jemi në tavoline, e të gjithë lozin. Nuk ka nevojë që të lozin në Shqipëri. Janë 1 milionë shqiptarë që janë nëpër botë dhe e kemi kollaj t’i themi që të vënë 3 ndeshje dhe kur të vijë i japim lekët. Le të hapen këto dhe të mos merremi me AKEP dhe drejtorë që i gjurmojnë njerëzit nga pas, kemi celularë edhe kur flemë. Ky ves ka lindur qysh në kohën e Romës. Po qe për të ndaluar vesin ndalojmë edhe duhanin dhe alkoolin.
Edhe unë kam shkuar jashtë dhe përballë hotelit, pa dashje, kam parë që kanë hyrë të gjithë presidentët me luajtur një ndeshje. Të mos bëhemi hipokritë së dalin tani e thonë të hapen. Po hapi o burrë i dheut të bahet sporti, mos shkojnë paratë në duart e pista dhe vriten se nuk sillen lekët. Të hapen dhe shteti të ketë para dhe policia të mos rrijë të kapë njerëz.
Ndërkohë që atij i është përgjigjur Rama nuk e di nëse ke humbur apo ke fituar në këto baste të paligjshme, por e sigurt është se i ka vënë.
Rama: Nuk e di nëse ke humbur apo ke fituar në këto baste të paligjshme, por e sigurt është se i paske vënë.

