Meta: Rama aventurier, kujton se mund të vërë në baste të ardhmen e Shqipërisë
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka folur për qëndrimin e Edi Ramës lidhur me vendimin për mbylljen e basteve.
Meta e konsideron si një mënyrë që Rama e përdor për të vendosur monopolin në e tij, të klientelës së tij, dhe të familjes së tij edhe përsa i takon lojërave të fatit dhe bixhozit.
Sakaq kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se Rama është qa aventurier sa kujton se mund të luajë në bixhoz dhe të vër në baste të ardhmen e një vendi të tërë.
Ilir Meta: Me shqetësimin gjoja për të ruajtur fëmijët, të rinjtë familjet nga këto aktivitete kriminale vendosi mbylljen atëhere dhe tani gjen gjoja një alibi se ka hallin të ndihmojë sportin dhe të mos i çojë lekët për të vjedhur me miliarda në incinerator e kuptojmë. Është thjesht për të vendosur monopolin e tij të klientelës së tij dhe të familjes së tij edhe përsa i takon lojërave të fatit dhe bixhozit. Dhe tjetra dihet që ky është aq aventurier sa kujton se mund të luajë në bixhoz dhe të vër në baste të ardhmen e një vendi të tërë.
