Çfarë ndodh pas shkarkimit të Gledis Nanos? Tonin Vocaj dhe Nallbati në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

Në orën 12:00 Drejtori I komanduar Tonin Vocaj dhe drejtori i Policisë Kriminale kanë mbërritur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Tonin Vocaj dhe Neritan Nallbati ishin të pranishëm në dëgjesën publike organizuar në kryeministri paraditen e sotme lidhur me bastet online në të zezë dhe propozimin për formalizimin e tyre.

Menjëherë pas kësaj zv/drejtori i Përgjithshëm është vendosur në ambientet e drejtorisë së policisë ku gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj raportoi se prej mëngjesit ndodhet dhe drejtori i shkarkuar Gledis Nano.

Paraditen e sotme ministri i Brendshëm deklaroi vendimin e shkarkimit 

Bledi Çuçi: Qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë që lidhet me mospërmbushje të objektivave dhe me situatën e krijuar muajt e fundit që kërkon menaxhim më të fort dhe efikas të policisë së shtetit

. Për momentin detyrat do ti ushtrojë nëndrejtori i përgjithshëm i policisë. Shumë shpejt do tju njoftojmë për Drejtorine  përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Shkarkimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano është shkarkuar sot (31 gusht 2022)  nga detyra ku u emërua 10 muaj më parë pas dorëheqjes së Ardi Veliut. 
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se vendimi u mor për shkak të mos përmbushjes së objektivave ndërkohë nga Partia e Lirisë Nano u quajt "kokë turku". Ora News mësoi se Gledis Nano nuk ka pranuar të japë dorëheqjen.  Dy orë pasi u zyrtarizua shkarkimi, ambasada e SHBA-së përmes një postimi në twitter tha se  Nano ishte "parnter i fortë i SHBA-së". Përkohësisht do të zëvendësohet nga Tonin Vocaj.



KLIKONI PER TU INFORMUAR PER TE GJITHA ZHVILLIMET
 
NE PERDITESIM/ Shkarkohet Gledis Nano. E zëvendëson përkohësisht Tonin Vocaj