Gledis Nano u shkarkua, ambasada e SHBA-se shpreh vlerësimin e vet: Ishte partner jonë i fortë

Dy orë pasi u zyrtarizua shkarkimi i Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithëm të Policisë, reagoi ambasada e SHBA-së.

Përmes një postimi në twitter ambasadorja e SHBA-së e quajti  partner të fortë Gledis Nanon në të dy pozicionet që ai ka mbajtur “si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano është shkarkuar sot (31 gusht 2022) nga detyra ku u emërua 10 muaj më parë pas dorëheqjes së Ardi Veliut. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se vendimi u mor për shkak të mos përmbushjes së objektivave ndërkohë nga Partia e Lirisë Nano u quajt "kokë turku". Ora News mësoi se Gledis Nano nuk ka pranuar të japë dorëheqjen.  

KLIKONI PER TU INFORMUAR PER TE GJITHA ZHVILLIMET
 
NE PERDITESIM/ Shkarkohet Gledis Nano. E zëvendëson përkohësisht Tonin Vocaj