Rama “takohet” me mentorin e tij: Më ka ndihmuar me stërvitjen time, rrija edhe jashtë orarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2022, 11:52
Gjatë takimit për diskutimin e basteve sportive, kryeministri Rama përgëzoi edhe ish-atletin dhe trajnerin e atletikës Gjergj Ruli.
Ai tha se Gjergj Ruli ka qenë mentori i tij që e ka ndihmuar në palestrës e Dinamos dhe gjatë stërvitjeve të tij.
Rama: Presidenti më i rëndësishëm i federatave shqiptare në kërcimin së gjati. Mund ta them këtu se jemi mes nesh, s’na dëgjon njeri. Mentori im që më ka ndihmuar në palestrën e Dinamos edhe rrija pas orarit dhe më ka bërë që me një sezon stërvitje në verë me pamundësinë për të bërë kërcyeshmërinë. Ti sot je shumë më shumë, sot ke bërë që një shqiptare t’ia kalojë gjermanëve.

