Tiranë, 32-vjeçari nuk zë mend, i rrëmben me dhunë varësen nga qafa një gruaje

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se i vodhi me dhunë varësen e floririt një shtetaseje dhe më pas është larguar.

“32-vjeçari me inicialet M. K. banues në Tiranë u arrestua falë operacionit policor të koduar “Terminali”, njofton policia.  

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në mesditë në afërsi të terminalit të autobusëve, te "Casa Italia".

Rezulton se 32-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.