Rama: Diskutuam për të mos i mbyllur bastet online, por thanë se po e bëj për Olsi Ramën

Gjatë takimit për diskutimin e basteve sportive, kryeministri Rama u shpreh se nuk flitet për hapjen  e lojërave të fatit, por vetëm atyre të basteve online.

Ai tha se kur u mbyllën lojërat e fatit po diskutohej nëse duhet të qëndrojnë bastet online, por përmendi debatet dhe reagimet lidhur me vëllain e tij, Olsin Ramës, se një gjë e tillë po bëhej për të.

Rama: Nuk flasim për lojërat e fatit në tërësi, debati ku u mbyllën lojërat pati një moment diskutimi, sepse ne ishim qysh atëherë skeptik për bastet online që mund ta realizonim, por atëherë u ngrit një furi e madhe që kjo po bëhet për Olsi Ramën dhe për të mos hedhur në erë një proces shumë të rëndësishëm dhe për të mbrojtur shumë viktima që mund të ishin viktima të lojërave të fatit, ne përfshijmë edhe bastet online. Prandaj u mbyllën bastet online. Ne flasim për marrjen e këtij aktiviteti nga duart e ekonomisë së zezë. Ajo që len këtu është reflektimi se si mund ta ndihmojmë sportin më shumë.