Koordinatori në Kryeministri, Oljan Kanushi emërohet në krye të SHISH

Qeveria shqiptare ditën e sotme ka njoftuar se është emëruar drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në një dalje për mediet nga Kryeministri ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se është emëruar drejtori i ri, Oljan Kanushi.

Sipas Çuçit një lëvizje e tillë është bërë për plotësimin e një vakancë që kishte mbetur peng i një konflikti me institucionin e presidentit.

Çuçi: Nuk kemi ndryshuar kreun e ri të SHISH, kemi emëruar nën drejtorin e SHISH, Oljan Kanushi. Është bërë plotësimi i një vakancë të mbetur peng për shkak të konfliktit mes presidentit dhe SHISH, me një vakancë që u plotësua sot.

Oljan Kanushi rezulton edhe si koordinator i njësisë së projekteve kombëtarë të zhvillimit në Kryeministri.

Koordinatori në Kryeministri, Oljan Kanushi emërohet në krye