Meta reagon për shkarkimin e Gledis Nanos: U bë kokë turku

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një deklaratë për mediat komentoi shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano. Ai tha se Nano u bë kokë Turku.

Ilir Meta: Në një kohë kur priteshin përgjegjësitë më të larta në nivelet politike për dështimin e rëndë për rendin publik, të përkeqësimit të treguesve është e qartë që u bë edhe një kokë turku e radhës i cili vetëm 10 muaj më parë u promovua me entuziazëm si prurje e re shpresdhënëse për drejtimin ligjor dhe qytetar të policisë së shtetit. Edhe ministrat janë bërë kokë turku. Ndërkohë situata e rendit ka ardhur duke u përkeqësuar në mënyrë ekstreme"

Sipas Metës një shkarkim si ky i sotmi nuk mund të jetë shpresdhënës.

Ilir Meta: Askush nuk mund të gënjehet se një shkarkim si ky i sotmi  mund të jetë shpresëdhënës për integritetin dhe depolitizimin e këtij institucioni tërësisht partiak. Është koha që për situatën në vend, dështimin e rendit, vrasjet që ndodhin ta kërkojmë te njeriu që komunikon drejtpërdrejt me krimin që e motivon dhe komunikon me të që e ka ndarë Shqipërinë në principata të kriminelëve duke dëmtuar ligjin dhe policinë e shtetit.

"Dua t'ju bëj thirre policisë së Shtetit të mos bashkëpunojnë me segmente të krimitpër arsye të nxitjes që mund të marrin nga politikan për arsyerts se ora e ligjit po vjen", u shpreh Meta.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano u shkarkua sot (31 gusht 2022) nga detyra ku u emërua 10 muaj më parë pas dorëheqjes së Ardi Veliut. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se vendimi u mor për shkak të mos përmbushjes së objektivave. Ora News mësoi se Gledis Nano nuk ka pranuar të japë dorëheqjen.  

Dy orë pasi u zyrtarizua shkarkimi, ambasada e SHBA-së përmes një postimi në twitter tha se  Nano ishte "parnter i fortë i SHBA-së. Përkohësisht do të zëvendësohet nga Tonin Vocaj.

KLIKONI PER TU INFORMUAR PER TE GJITHA ZHVILLIMET
 
NE PERDITESIM/ Shkarkohet Gledis Nano. E zëvendëson përkohësisht Tonin Vocaj