Edhe zëvendësuesi i Gledis Nanos pro basteve online: Të formalizohen si në vendet e tjera

Drejtori i Komanduar i Policisë, Tonin Vocaj ka kërkuar rishikimin e ligjit për bastet onlinë në vend gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se kjo veprimtari ushtohet online në mënyrë të ligjshme dhe kërkoi që të ketë një formalizim të tyre ashtu si në shumë vende të tjera.

Vocaj: Jemi në komunikim me strukturat vendore, SHISH, etj. për të ndjekur masat dhe për të goditur çdo rast, veprimtaria e policisë ka hasur një sërë vështirësisë nisur edhe nga fakti i përdorimit të teknologjisë, ndryshimi dhe çelja e adresave të reja, nga 2019 e në vazhdim janë bllokuar 6 mijë linqe të dedikuara për lojërat e fatit, vështirësitë bëhen më komplekse se kjo veprimtari në vendet ku janë vendosur serverat janë të ligjshme dhe bashkëpunimi me partnerët është i pamundur.

Sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera. Lojërat e fatit si kazinotë nuk duhen lejuar.