Ish-shefi i krimeve Saimir Rrustemi: Ju falenderoj për mbështetjen, e drejta ime do dalë në dritë
Gjykata e Shkodrës ka lënë në "arrest shtëpie" ish-shefi i krimeve Saimir Rrustemi së bashku me 10 nga 13 policët dhe ish-policët e arrestuar pak ditë më parë.
Ata akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit pasi dyshohet se kanë abuzuar me tenderat.
Dhjetëra qytetarë protestuan paraditen e të dielës kundër arrestimit të Saimir Rrustemit përpara gjykatës së shkallës së parë në Shkodër.
Ndërkohë, ditën e sotme vetë Rrustemi, përmes një statusi në Facebook i falënderon të gjithë për mbështetjen në ato momente të vështira.
Rrustemi: Ju falenderoj pa fund për mbështetjen. Ju ishit forca ime ne ketë moment shume te vështire. E drejta ime do dale ne drite, por ju garantoj se pavarësisht atyre qe akuzohem, unë asnjëherë ne jetën time nuk kam mare pjese ne një tender sado te madh apo te vogël, ASNJEHERE!!!! Zoti ua shpërbleftë!
