Falsifikuan regjistrimet për mjetet me targa të huaja, arrestohen dy kontrollorë të doganës në Kapshticë

Dy kontrollorë të doganës në Kapshticë janë arrestuar ditën e sotme nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kontrollorët Denis Manoku dhe Ardian Prenja, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke kryer falsifikime kompjuterike që konsistonin në regjistrime fiktive për mjetet me targa të huaja për hyrje-daljet.

Ndërkohë gazetarja e Ora News bëhet me dije se operacioni është ende në vijim dhe pritet të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë.