Nuk i bindet urdhrit të policisë, arrestohet 47-vjeçari në Kurbin. I gjendet pistoletë dhe disa fishekë

Një 47-vjeçar është arrestuar pasi nuk I është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur.

“47 vjeçari me inicialet E.(I).M.,  nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar për kontroll, automjetin me të cilin qarkullonte në qytetin e Laçit. Pas ndalimit dhe kapjes së tij, është testuar me pajisje alkool-testuese ku ka rezultuar se 47-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, si dhe si rezultat i kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një krehër pistoletë dhe disa fishekë”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale.