Ujërat e zeza në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, shqetësim për banorët
Banorët pranë rrugës Gjirokastër-Kakvijë ankohen se tubacionet e ujrave të zeza janë lënë të hapura, ndërsa jetesa është bërë e pamundur. Kjo situatë serioze sipas banorëve vjen për shkak të neglizhencës së bashkisë së drejtuar nga socialisti Flamur Golemi.
Ujërat e zeza janë kthyer në një shqetësim serioz për banorët në Gjirokastër.
Në aksin kryesor Gjirokastër-Kakavijë, pranë kadedrales situata është bërë e papërballueshme për banorët.
"Është si për shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë, ashtu dhe për kiomunitetin. Prish gjithë imazhin e qytetit," tha një banore.
Ata thonë se shkak për këtë situatë është mungesa e tubacioneve.
Bashkia e Gjirokastrës e drejtuar nga Flamur Golemi thonë se ka lënë një ndër zonat më të frekuentuara mes ndotjes.
"Është në një rrugë qendrorë, jo në ndonjë rrugicë të fshehur. S'është nga ato probleme që se shohin njerëzit, të gjithë e dinë," tha ajo.
"Shumë keq është. Duhet të merren masa nga lart. Lekun e marin edhe asgjë," tha një banor.
"Pakujdesi e bashkisë në rradhë të parë," tha një tjetër qytetar.
Temperaturat e larta të verës bëjnë që situata të jetë më serioze, ndërsa kjo gjë ndikon edhe në imazhin e qytetit jugor të vendit, i cili pret mijëra turistë çdo vit.
