Ikën Ahmetaj vjen Balluku. Asgjë nuk ndodh rastësisht. Nora Malaj komenton ndryshimet në qeveri

Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj gjatë një interviste në RTV ORA në emisionin “Dtë e re” ka komentuar ndryshimet e Ramës në kabinetin qeveritar për të cilat tha se asgjë nuk ndodh rastësisht.

Shefi i ekzekutivit largoi Arben Ahmetaj nga detyra e zëvendëskryeministrit duke e zëvendësuar me Belinda Ballukun e cila njëkohësisht do të drejtojë edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Marrjen e kësaj detyre nga balluku e shikon si diçka të mirë.

“Gjithçka është e mirë menaxhuar por ka dashur që ti lërë kohë lëvizjes së presidentit dhe tashmë ka filluar një sulm. Llogaria tashmë është e madhe para ndërkombëtarëve të cilët tashmë të shikojnë në lupë”, u shpreh Malaj.

Nora Malaj: Me vjen mirë që janë dy zonja se gratë janë zakonisht më të përgjegjshme në detyrat që marrin.  Ahmetaj ashtu siç e tha Rama ka mbaruar misionin, l ka mbaruar misionin nuk e di se në ç ‘fushë. Balluku merr një post shumë të rëndësishëm. Merr shumë bonuse. Është një grua që ka treguar forcë, karakter. Rama është kalkulator shumë i mirë i gjëra. Me situatat e incineratorëve dhe me problematikat e mëdhaja emrat që përfliten do të jenë dhe emrat që përballen dhe me situata të reja. Asgjë nuk ndodh për asgjë.

“Gjithçka ndodh e kalkuluar mirë. Rama ka thënë që unë besoj te gratë , unë mendoj që roli i zv. kryeministres së parë grua të jetë ogurmirë. Mendoj që asgjë nuk është rastësi. Gjithçka është e mirë menaxhuar por ka dashur që ti lërë kohë lëvizjes së presidentit dhe tashmë ka filluar një sulm. Në dy ditët e fundit ku bëri takimet me kryebashkiakët tregoi që ishte i pakënaqur. Llogaria tashmë është e madhe para ndërkombëtarëve të cilët tashmë të shikojnë në lupë. Është moment i rëndësishëm, shtatori do të ketë zhvillime të vrullshme poltike”