"Do keni punë me mua! Merreni seriozisht!" Ministri Çuçi paralajmëron policët për muzikën pas orës 23:00

Muzika e lartë pas orës 23:00 të natës është kthyer në një shqetësim për zonat bregdetare prandaj  ministri I Brendshëm Bledi Çuçi ka thirrur në një takim drejtuesit e policisë për të marrë masa.

“Është e patolerueshme të ketë biznese me muzikë pas orës 23:00 të natës gjatë javës dhe pas orës 24:00 në fundjavë. Do të keni punë me mua nëse nuk e merrni seriozisht këtë punë. Më keq akoma kur në ndonjë rast ka subjekte që tolerohen duke prishur kështu edhe konkurrencën në biznes e duke krijuar pakënaqësi. Ligji është i njëjtë për të gjithë”, tha Çuçi.